Sarah Berisha u eliminua të marten nga shtëpia e Big Brother Albania VIP.
E ftuar në Fan Club ajo iu është përgjigjur shumë pyetjeve.
Në mesin e shumë pyetjeve ishte edhe ajo se a e kaloi natën e parë Sara bashkë me Pm-in.
Ajo i hoqi të gjitha dyshimet dhe u përgjigj pa hezituar fare.
Sara sqaroi se natën e parë pas daljes nga BBV-ja e kishte kaluar në shtëpi, dhe se me Pm-in ishte përshëndetur pas përfundimit të spektaklit.
‘Me Pm-in jamë përshëndetur në parking pasi mbaroi Big-u, dhe kam shkuar direkt në shtëpi ku kam ndarë krevatin me motrën time’, ka thënë Sara për pyetjen e fansave.
Gjithashtu Sara sqaroi se raporti i saj me Pm-in është goxha i fortë.