Pasioni dhe dashuria për muzikën, tek ai ka lindur hershëm. Ishte vetëm 16 vjeç kur filloi të performonte live për publikun. I ftuar në studion e “Jeto me Orën” Aurel Gjini tregoi më tepër për karrierën e tij si kitarist.
“Kur dëgjoja gjithmonë muzikë e gjeta veten para pasqyrës me fshesë në dorë duke imituar kitaren. Doja të mësoja kitare për t’u rënë në sy gocave dhe në ekskursione e merrja gjithmonë kitaren me vete. I kërkova një shoku të vëllait si fillim të më mësonte bazat, më pas e kam mësuar vetë” u shpreh kitaristi. Ai tregoi sesi familja e tij reagoi kur ai filloi të merrej me kitare.
“Të gjithë habiteshin që unë merresha me muzikë, veç mamit që ka qenë gjithmonë mbështetje e madhe për mua. Të tjerët çuditeshin çne ky me muzikën” u shpreh Gjini.
Muzika e tij e preferuar është bluzz dhe rock tregoi ndër të tjera Aureli. Ai tregoi edhe problematikat që has në vendin tonë në këtë fushë.
“Ka ende një rrëmujë në muzikë. Fakti që nuk ekziston ende e drejta e autorit për artistët kjo tregon gjithçka që nuk shkon” u shpreh Gjini. Aureli tregoi se që i vogël dëgjonte vetëm rrok. Ai studimet i ka mbaruar për një degë tjetër për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim.
“Nuk kam dashur që të studio për muzikë pasi dua të jem shpirt i lirë jo i kufizuar në atë që çfarë bëjë jot ë zgjidhja diçka specifike siç të kushtëzon shkolla. Ndërsa për degën që ka studiuar ai tregon se nuk është përkushtuar për t’u marrë me atë profil por është fokusuar vetëm tek muzika” u shpreh kitaristi, Ndër të tjera tregoi sesi e krijuar grupin “LYNX”.
“Kisha një shokë që babi i tij i binte baterist dhe nuk e dija që ai i binte baterisë i sugjerova të hapnim një grup.
Dhe duke gjetur edhe anëtarët e tjerë filluam gjithë kohën të bënim prova” u shpreh Gjini.
Ai tregoi se ka shumë momente të bukura nga karriera e tij në të gjitha qytete e vendit. Ndër to ishte edhe një video e veçantë ku ishte duke performuar në një mal të lartë të një mali.
“Kisha menduar gjithmonë të bëja diçka të veçantë pasi unë e dua shumë muzikën e veriut dhe projektova këtë video kaq të veçantë” u shpreh Gjini.
Në të ardhmen ai tregoi se ka projektuar të bëjë diçka të bukur me muzikën e jugut.