Ish-banori i Big Brother Vip, Meridian Ramçaj është konfliktuar virtualisht me vëllain binjak të Donald Veshajt, Romeon.
Ramçaj ka akuzuar dy vëllezërit vlonjatë se lidhen me femra të showbiz-it për të fituar më shumë famë, referuar faktit që Romeo Veshaj ishte në romancë me Jonida Maliqin, ndërsa Donald Veshaj me Bora Zemanin e më pas tradhtoi këtë të fundit me Beatrix Ramosajn.
“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë PR e sufllaqeve… Krenar për një femër aq kohë sa e ke në krah. Boll u kapët pas b*thëve të vajzave të njohura kur jeni ndarë! Se të gjithë iu njohin si Kunatët e shokëve Xhemal!”- ka shkruar Meridian Ramçaj drejtuar vëllezërve Veshaj.

Referuar një postimi të Romeo Veshajt, ku i drejtohet ish-banorit të Big Brother si një person pa burrëri, ai vazhdoi: “Je lodh shumë vlla me PR duke thënë që Meridiani ju ndau nga gratë, që ju kishin nda më parë! Shko gjuaj për ndonjë tjetër me lekë vlla se vetë e ke ndrit… Artistët e Shqipërisë këta.”
Replikat kanë vazhduar në distancë dhe aktori humorit ka reaguar ashpër ndaj Meridian Ramçajt.

“Nuk bëhet m*ti petull o Meridian Ramçaj. Me qenë se ky qoftja ka nevojë për pak emër të gjithë bëni hashtag #nukbëhetmutipetull dhe tag Meridian Ramcaj”, shkroi Romeo Veshaj.
Mirëpo inati mes tyre nuk mbaroi me kaq, pasi ish banori i BBV ka treguar se ka qenë vetë aktori që e ka telefonuar për tu takuar.
“Zogu më mori në telefon para dy orësh për garip a për ça… Takohemi tha… Ok e pranova me qytetari… Tani shoh këtë video! Vazhdo me shokët e tu vëlla dhe publikisht mos guxo t’i biesh më numrit tim. Këtu ndryshon qytetaria me provincialin dhe pjekuria me adoleshencë!”– është shprehur ai.

E gjithë kjo ka nisur pas daljes së Meridianit nga “Big Brother VIP” i cili u nominua nga Donaldi dhe që mbas asaj nate opinionisti nuk i ka lënë thumbimet apo opinionet e njdekësve pa i treguar në rrjetet e tij sociale.
