Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri u duk se kishin krijuar një miqësi të bukur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Por teksa aktorja po afrohej gjithnjë e më shumë me Donald Veshajn, gjërat ndryshuan menjëherë.
Së fundi Monika dhe Iliri janë përfshirë në një debat të fortë mes tyre, pas një shakaje që balerini i njohur ka bërë në drejtim të dhisë, që i kishte vendosur emrin Nika. Sipas banorëve, ky emër ishte shkurtim i Monikës.
Në një moment kur ishin te dhoma e gjumit, Iliri duke biseduar me Tan Bramën foli për një treshe. Sipas tij në mënyrë figurative për të mjelë dhinë, por kjo nuk është pritur fare mirë nga aktorja.
“Ti hapi këmbët unë e mjel, e bëjmë treshe”, tha Iliri, që më pas solli dhe reagimin e fortë të aktores, e cila i përmendi dhe gruan.
“Të kapi dhinë e vetë atje (gruan), dhe ta kthejë si të dojë, le të marri dhe Tanin pastaj për ndihmë”, dëgjohet që të thojë aktorja e irrituar.
Ndërkohë gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme kur u pyet nga Arbana, Monika u shfaq tepër e prekur, ndërkohë që në vijim me Ilirin kishte vazhduar komunikimin, dhe nuk ishte sqaruar për këtë çështje.
“Unë kam bërë shaka me të gjithë, për Ilirin e ruaja atë lloj respekti, pavarësisht fjalëve që ai më shkruajti. Nuk më pëlqen, unë kam një familje, një vajzë, një shoqëri që kam lënë jashtë. Më vjen keq sepse ardhja ime këtu nuk ka qenë e lehtë".
Unë rrjedh nga një familje shumë e hapur, me prindër që kanë ditur të japin kulturën, dhe nuk i kam ndjerë shumë paragjykimet e të tjerëve. Përtej shakave, kur kamerat i kemi 24 orë, mendoj se dhe sikur ta kisha lënduar Ilirin kaq fortë, ky është një nivel ordiner”, tha Monika.
Nga ana tjetër Iliri shtoi se shakaja e tij nuk kishte lidhje me Monikën.
“Ne me Tanin kemi qenë duke qeshur shumë kohë. Pse është përdorur do ta mjelim treshe, se ne kishim detyrën që të milnim dhinë, dhe i thashë Tanit që të vinte dhe të më ndihmonte. Unë nuk mund të bëj… ja vura Nika sepse mendova se ishte emër i përshtatshëm për një dhi. Më habit vetëbindja e Monikës që unë e kam përdorur këtë gjë për të”, u shpreh balerini i njohur.
Ndërsa në një moment kur Iliri do të shkonte tek suita për tu takuar me Sabianin, vijoi diskutimi mes tyre.
Aty Monika u duk se nuk mbajti më dhe i tha: “Shkoni bëni ndonjë këngë të dytë. Tradhtare të shkon ty se ti ke tradhtuar, unë jo.” Me këtë i referohet faktit se Iliri ka zbuluar se e ka tradhtuar bashkëshorten, por ajo e ka falur.