Iliri dhe Monika mbrëmë u sqaruan për debatin me dhinë.
Ata të dy kanë ‘ironizuar’ pa fund njëri tjetrin ditëve të fundit.
Sot Monika ka diskutuar me Donaldin për Ilirin, duke thënë se ai është prekur për veshjen e saj si Donaldi.
Në anën tjetër Donaldi u shpreh se Ilirit i djeg miza me të.
Donaldi dhe Iliri konsiderohen si rival të fortë me njëri tjetrin.
Ndërsa Monika shumë shpesh është akuzuar se po mbante anën e Donaldit duke qenë në grup me Ilirin.