Spektakli duket se la disa gjëra pa sqaruar mes Egzonës dhe Beatrix.
Gazetarja nuk mundi t’i mbante dot as lotët teksa i shpjegonte Beatrix se nuk ka asgjë tendencioze me të.
“Më ka ardhur shumë keq, kur të dalësh jashtë do ta shikosh dhe do të më japësh të drejtë”,- tha ajo me lot në sy.
Nga ana tjetër Egzona nuk nguroi ta këshillonte Beatrix lidhur me situatën e trazuar emocionale që ajo po përjeton.
“Duhet të vendosësh veten përpara. Lumturinë, entuziasmin gjeje tek vetja dhe mos e kërko tek askush tjetër. Shprehe nëse je e mërzitur, mos i lër gjërat pa sqaruar”,- shtoi ajo.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.