“Ajo nuk mundi ta shpëtonte Donaldin”/ Ermali poston videon me Semin: Tani po dredh...

Mediale Vip

“Ajo nuk mundi ta shpëtonte Donaldin”/ Ermali poston videon me Semin: Tani po dredh...

Më: 14 janar 2022 Në ora: 14:38
Ermal Mamaqi dhe Semi

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka organizuar një ditë më parë një festë madhështore me rastin e 30-vjetorit të lindjes. Në festë ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të ekranit, të cilët nuk nguruan që të postonin foto e video në rrjetet e tyre sociale.

I ftuar ishte edhe Ermal Mamaqi, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij momente të ndryshme nga festa e Borës. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishin pamjet ku shfaqej këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj.

Kjo e fundit është duke dredhur një cigare dhe bashkëngjitur me videon ai shkruan;

“Ajo nuk mundi ta shpëtonte Donaldin. Tani po dredh një cigare”.

Kujtojmë Semi është përpjekur shumë për të shpëtuar marrëdhënien e mikes se saj. Por sapo ajo doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” gjërat ndryshuan shumë, pasi Donald Veshaj vendosi që të lidhej me Beatrix Ramosajn.

Image
Postimi nga Ermal Mamaqi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat