I vogli Duam bën dy vjeç dhe familja e Albanit dhe Miriam u shfaq si rrallë herë e gjitha bashkë në Instagram.
Urimet e mamit dhe babit për të voglin nuk kishin si të mos ishin kaq poetike dhe të ëmbla, ndërsa fotot tregojnë gjithë gëzimin që kanë përjetuar në ditën speciale.
“Gëzuar 2 vjetorin i shtrenjti jonë Duam! Ti ke qenë vaksina jonë e lumturisë në këto dy vite të vështira dhe unë e di që dozat e tua të dashurisë do të na i injektosh në shpirt gjithë jetën”, ka shkruar Albani krah dy fotove të publikuara.
Ndërsa Miriami ka zgjedhur të tjera fjalë për të birin: “Gëzuar ditëlindjen tënde të dytë drita e mamit. Do të DUAM sa të kemi frymë”.
Ameli dhe Duam ngjajnë si dy pika uji dhe ne se kishim vënë re deri tani. Mbase ngaqë postimet e Albanit dhe Miriamit kanë qenë ca më të rralla. Dhe kështu rrallë e për mall, edhe fansat komentojnë gjithë dashuri për ta.