Ndër masakrat më të rënda në Kosovë të kryera nga forcat serbe është masakra e 15 janarit në Reçak.
Lidhur me këtë një reagim në rrjete sociale e ka bërë edhe reperi Unikkatil, i cili prej vitesh është i distancuar nga muzika e po ashtu edhe nga rrjetet sociale.
Ai ka publikuar një fotografi në InstaStory duke përkujtuar këtë e gjithashtu edhe duke bërë lavdi për të gjithë ata që flijuan jetën për liri.
“Lavdi. 23 vjet prej Masakrës së Reçakut”, thuhet në postim të reperit.
