Banorët e BBV sonte kanë luajtur lojën e famshme “shtet, qytet…”.
Ata kanë qëndruar në dhomën e ndejës teksa luanin lojën e caktuar nga Vëllai i Madh.
Por meqë banorët vinin nga qytete të ndryshme, loja nxiti debat te shqiptimi dhe shkrimi i fjalëve.
Në një moment ata debatojnë për fjalën gjirafa për të cilën nuk janë të sigurt se si shkruhet.
Disa e kanë shkruar me xh disa me gj, e që realisht shkruhet me këtë të fundit.
Ndërkohë loja kishte debate të shumta sa i përket shkrimit të fjalëve.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.