Noizy dhe Dona Xhoni janë dy reperët që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë bujë me karrierën e tyre të suksesshme.
Gjithashtu të dy marrin vëmendje edhe përtej muzikës,
Për shkak të zhanrit të tyre muzikorë, reperët njihen si rivalë me njëri tjetrin.
Së fundi Noizy i ftuar në ‘Why Not’ ka folur edhe për reperin që hyri fuqishëm në skenën e muzikës.
I pyetur se cilat ishin gjërat që ai do i bënte në një shtëpi me Don Xhonin, për një moment ai lëshoi një deklaratë.
Sipas tij Don Xhoni ka qenë fans i tij kur ai ishte më i ri dhe se do të bënte të njëjtat gjëra që bën me shokë.
‘Don Xhoni ka qenë një fans i imi në moshë të re, do i kisha bërë pyetje, sa vjeç ke qenë, ke rastis ndonjëherë në një koncert timin, e kisha përgëzuar për suksesin që po korr. Bravo i qoftë’, u shpreh reperi i njohur shqiptarë.
Noizy është njëri ndër reperët që vazhdojnë të jetë fuqishëm në skenën shqiptare.