Can Yaman dhe Diletta Leotta kishin planifikuar të martoheshin e të bënin një dasmë, por asgjë nuk shkoi sipas planit.
Dyshja pak kohë më parë i dha fund lidhjes duke e konfirmuar publikisht që nuk janë më bashkë. Së fundmi mediat turke e italiane shkruajnë se Diletta e pyetur nga prezantuesja Silvia Toffanin, ka treguar se nuk po mbante dot më.
“Nuk mbaja dot më. Nuk e përballoja dot më sjelljën e tij, ishte e vështirë”, tha Diletta duke shtuar se nuk është penduar që lidhja e tyre përfundoi me kaq.
Sipas revistës “chi”, prezantuesja ka nisur një lidhje të re.