Aktori i mirënjohur shqiptar, Ermal Mamaqi ka folur për sukseset e filmave të krijuar gjatë viteve të fundit.
Ai ka thënë se filmi “I love Tropoja” ka arritur majat e suksesit, kështu duke u renditur edhe në Zvicër si filmi i pestë me i shitur.
“I love Tropoja e tejkaloi suksesin e “Dy gisht mjaltë”, se pavarësisht që kishim një sukses shumë të madh me “Dy gisht mjaltë” në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Gjermani, Austri, me “I love Tropoja” shkuam në të gjitha këto vende por edhe më tej”, u shpreh ai.
Mes tjerash Mamaqi nuk e la pa përmendur se filmi “I love Tropoja” ishte ndër pesë filmat më te shitur ne Zvicër.
Për më shumë detaje shikoni videon e plotë: