Gjatë spektaklit të së martës të “Big Brother VIP” pati një eliminim të dyfishtë. E si pasojë lanë përfundimisht shtëpinë Xheisara dhe Dj Dagz.
Ky i fundit, gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, shfaqi shumë anë të karakterit, e kryesisht djalin e dashuruar dhe të përkushtuar pas moderatores së njohur, Einxhel Shkira.
Kjo e fundit e ka pasur të vështirë t’i shfaq ndjenjat e saj, por kohët e fundit ajo e ‘lëshoi’ komplet veten te Dj Dagz.

E duket se që tani ata ia djejnë mungesën njëri-tjetrit. Mëngjesin e djeshëm Einxhel është zgjuar e përlotur, ndërsa Dagz ka bërë një dedikim në profilin e tij në “Instagram”.
“That view” , ka shkruar Dj Dagz kur ka hedhur një screenshot të tij dhe të Einxhelit brenda shtëpisë.
Ndërsa në darkë ka zbuluar se ai ndjek BB VIP, e teksa mbrëmë po ndaheshin disa çmime, Dagz ishte i sigurt se atë të inteligjencës do e fitonte partnerja e tij.
