Lily Gnimavo është një modelje nga Holanda, e cila prej më shumë se 9 muajsh ka zgjedhur që karrierën e saj ta zhvillojë në vendin tonë.
E gjitha për shkak të “dashurisë” për vendin, gjuhën dhe muzikën tonë. Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora, Gnimavo ka treguar si është njohur me vendin tonë.
“E njoha Shqipërinë nëpërmjet muzikës shqiptare dhe klipeve që shihja në youtube. U fiksova me gjuhën. Kënga e parë që kam dëgjuar ishte e Noizyt dhe Encës, “Bow Doën” dhe Young Zerkën.
U fiksova me muzikën shqip. Është gjuhë interesante. Gjatë karantinës nisa kurse të gjuhës shqipe në Amsterdam“, tha modelja në rrëfimin e saj.
Por sigurisht që është ndalur edhe në pikat më të “nxehta” duke thënë edhe një mendim për djemtë shqiptarë.