Eugeni ka ndarë një imazh të motrës së tij nga arkiva.
Ai e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim fotografinë e publikuar.
"Vazhdo, vazhdo të buzëqeshesh ne të duam ty”, janë fjalët e vëllait të banores së “Big Brother VIP”.
Theksojmë se, ai ka zgjedhur një fotografi kur kanë qenë fëmijë dhe Egzona duket më ndryshe se si duket sot.
Ndryshe, javën e kaluar banorja e spektaklit ishte më e komentuar brenda shtëpisë, shkak i një misioni të realizuar drejt saj nga Donaldi dhe Beatrixa me urdhërin e “Vëllait të Madh”.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.