Duket se ethet e nominimit për Monika Lubonjën sapo kanë nisur. Ajo ka zbuluar mëngjesin e sotëm se ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje.
Teksa po shijonte rrezet e diellit së bashku me Arjola Demirin, Monika i bëri një thirrje pilotit të saj. Ajo i tha se duhet patjetër që t’ia sjellë një parashutë.
Biseda mes Monikës dhe Arjolës:
Monika: Piloti im quhet Arbër. Arbër më shumë se kurrë duhet të më mbështesësh këto ditë, e pres parashutën
Arjola: Ti nuk ke nevojë për mbështetje, je flakë farë
Monika: Kam treguar shumë fisnikëri, kush do ta lexojë, kush do jo. Nuk do ndryshoja asgjë nga vetja ime nga ky Big Brother, të më pranojnë kështu siç jam
Arjola: Je mrekulli
Monika: Koha është pak e mirë, nuk është era sot, por brenda këtyre 5 ditëve do të pushojë era e do të fluturojë ndonjë parashutë.