Einxhel e mërzitur për largimin e Beatrix: E kisha një nga personat më të dashur

Mediale Vip

Einxhel e mërzitur për largimin e Beatrix: E kisha një nga personat më të dashur

Më: 22 janar 2022 Në ora: 15:38
Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira

Edhe pse publiku e shpëtoi dhe është sërish brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duket se Einxhel Shkira nuk e shijon dot fitoren nga nominimi.

Kjo për shkak se nga BB VIP u largua Beatrix Ramosajn, të cilën e konsideronte shoqe, pasi krijoi një marrëdhënie mjaft të bukur me të.

Pas spektaklit të së premtës ishin banorët të cilët e uruan moderatoren e njohur për vazhdimësinë e eksperiencës në shtëpi. Por këto urime Einxhel nuk i mirëpriti duke sqaruar se nuk mund të jetë e lumtur që arriti të largojë një nga njerëzit më të dashur, Beatrixën.

“Për çfarë të lumturohem? Që qëndrova unë dhe nxora Trixën? Pavarësisht si shkuan gjërat unë Beatrix e kisha një nga personat më të dashur këtu brenda. Gjithsesi e dija që sido që të shkonin gjërat debatet e mia me Donaldin e di që do kishin ndikuar shumë”, tha Shkira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat