Mbrëmjen e spektaklit të së premtes së në “Big Brother VIP” gjatë momentit që Beatrix Rmosaj po largohej nga shtëpia ,aktori i humorit, Donald Veshaj i tha këngëtares se për çfarëdolloj problem të mos ngurojë të telefonojë vëllain e tij, Romeo Veshajn.
“Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”– I tha aktori.
Mirëpo nuk dihet ende nëse Romeo ka kontaktuar me Beatrixën pasi është vënë re një detaj se aktori humorit nuk e ndjek këngëtaren në “Instagram”.Romeo e ka treguar që ditën kur vëllai i tij është bërë pjesë e shtëpisë së “BBV” që rrjetet e tij sociale do t’ia menaxhonte ai. Por mesa duket aktori e ndjek Beatrixën nga profili i Donaldit.
Megjithatë do të mbetet për tu parë nëse Romeo do t’a mbajë “amanetin” që i ka dhënë Donaldi të dashurës së tij.