Ilir Shaqiri është balerini shqiptar i cili po pëlqehet për lojën brenda BBV.
Ai po shihet si fituesi i këtij formati nga një masë e madhe e publikut.
Por brenda shtëpisë ka edhe konkurrentë tjerë mjaft të fortë duke bërë garën më të ngushtë drejt çmimit të madh prej 100 mijë eruove.
Meqë njihet për profesionin e tij si balerin jo rrallë ai i ka mësur banorëve vallëzime të ndryshme.
Së fundmi, teksa ai bashkë me Tanin dhe Egzonën po përgatitin një kereografi, Ilirit i rrëshqet këmba dhe rrëzohet në dysheme.
Tutje Iliri ngritet menjëherë në këmbë dhe vazhdon vallëzimin duke treguar se nuk ishte diçka serioze.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.