Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, u raportua se këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk ka qenë në gjendje të mirë emocionale.
Një moment të tillë brenda shtëpisë po e përjeton edhe i dashuri i saj, aktori Donald Veshaj.
Ky i fundit ka qenë tejet i shqetësuar gjatë këtyre ditëve për atë se si është këngëtarja jashtë, si po ndihet dhe si mund ta ketë parë gjithë situatën midis tyre.
E sot në Instagramin e Donaldit, i cili menaxhohet nga vëllai i tij Romeo i është dhënë mbështetje Trixës.
“Që ta shohësh ylberin duhet të presësh shiun Beatrix Ramosaj. Qëndro e fortë dashuria ime”, thuhet në postim.