Ndërsa Paris Hilton ishte përballë prezantuesit Jimmy Fallon për të folur për martesën e saj dhe projektet aktuale në "The Tonight Show" më 24 janar, nuk ra në sy fustani i saj i shndritshëm në jeshile të theksuar. Guximi në ekran ishte më i madh se kaq.
Zgjedhja e stilistes Sammy K, dizenjuar nga Giuseppe di Morabito prezantoi një elegancë unike duke nxjerrë në pah sidomos të çarën joshëse dhe këmbët e tonifikuara të Paris.
Por ndërsa të gjithë u fokusuan të pjesët e zhveshura të trupit të saj elegant, nuk mund të mos vije re këpucët paksa të papërshtatshme të sipërmarrëses së famshme.
Në këmbën e djathtë, ajo kishte një këpucë të thjeshtë nudë nga Giuseppe Zanotti, ndërsa këmba e majtë kishte një tjetër nudë, por me xixa, që ia zbukuronin thembrën dhe gishtin e këmbës.
A ishte ky një “gabim” i qëllimshëm i garderobës, që është bërë, pa dyshim, për të tërhequr vëmendjen? Apo thjesht po nxitonte të dilte nga hoteli i saj?
Fallon mendoi të njëjtën gjë, kur u tall me këpucët “e gabuara” të Paris Hilton, në postimin e tij në Instagram.
A është ky një trend i këpucëve që mund të presim të shohim më shumë në 2022-shin?
Paris thotë: "That's Hot" dhe meqë e thotë ajo, çfarë na mbetet ne të tjerëve?