Prej ditës së djeshme, u tha se Brad Pitt ka nisur një romancë me këngëtaren suedeze Lykke Li. Thashethemet filluan të qarkullojnë të mërkurën kur u tha se Brad, 58 vjeç, dhe Lykke, 35 vjeç janë takuar fshehurazi.
Sipas “The Sun”, këngëtarja 35-vjeçare, e cila ka një djalë 6 vjeç, jeton vetëm tre minuta larg nga aktori i famshëm dhe kjo i ka ndihmuar ta mbajnë lajmin të fshehtë. Por e vërteta është ndryshe.
Burime të afërta pas aktorit e kanë hedhur poshtë lajmin për ‘Page Six’ duke zbuluar se Brad ka vite pa e takuar këngëtaren.
Ai thjesht nuk ka asnjë opinion për të dhe nuk ka synim të nisë një lidhje me një person të famshëm.