Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, Fifi dhe Donaldi krijuan miqësi shumë të mirë. Pasi u largua nga shtëpia, Fifi bëri tatuazh fjalën ‘Filoqyl’, ashtu siç ai e thërriste.
Ndërsa ditën e sotme, të njëjtin tatuazh e bëri dhe Donald Veshaj, i cili vijon lojën për të marrë cmimin e madh.
Personi i parë që ia tregoi tatuazhin ishte Arjola, e cila e pyeti për kuptimin ndërsa Donaldi i tha: “Njerëzit që duan shiun pra”.
Më pas e pa edhe Beniada, e cila tha që i duket shumë bukur.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.