Noah ka mbushur 2 vjeç dhe urimi i mami Fatmës nuk mund të mungonte edhe në rrjetet sociale.
Moderatorja ka zbuluar dhuratën e tortën e të voglit, shoqëruar me këto fjale: “e jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda, dhe NJERI do të jesh, o biri im! #NoahBDay 🎊”.
Dhurata ka qenë një makinë, duke e larguar kështu Noahn sado pak nga kuzhina, që mbetet pasioni i parë i tij. Fatma ka treguar se i vogli luan gjithë kohës me enët e kuzhinës, por këtë 2-vjetor pozoi mbi makinën që e kishte shumë të vështirë të shkëputej.
Që prej momentit ku Fatma u bë nënë për herë të parë u shkëput përkohësisht nga ekrani dhe rikthimin në të e ka lënë surprizë deri më tani.