Ndërron jetë ish-missi, u hodh nga një ndërtesë në New York

Mediale Vip

Ndërron jetë ish-missi, u hodh nga një ndërtesë në New York

Më: 31 janar 2022 Në ora: 10:59
Cheslie Kryst

Ish missi i SHBA-së, Cheslie Kryst ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare. Mediat e huaja raporton se Kryst vdiq të dielën pasi u hodh nga një ndërtesë 60-katëshe në New York.

Ajo jetonte në katin e nëntë të ndërtesës, por për herë të fundit është parë në tarracën e katit të 29-të.

Kryst, e cila u kurorëzua Miss SHBA në vitin 2019, postoi një foto në Instagram para se të vdiste. “Kjo ditë ju sjelltë paqe”, ka shkruar ajo krahas një fotoje të saj. Familja e saj konfirmoi lajmin përmes një deklarate për mediat.

“Drita e saj e madhe ishte ajo që frymëzoi të tjerët në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj. Ajo kujdesej, dashuronte, qeshte dhe shkëlqente. Cheslie mishëroi dashurinë dhe u shërbeu të tjerëve, qoftë përmes punës së saj si avokate që lufton për drejtësi sociale, si Miss USA dhe si mikpritëse në Extra.”, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat