Georgina Rodriguez tregon barkun e rrumbullakosur në plazhin e Dubait, shfaqet e lumtur përkrah Cristiano Ronaldos dhe fëmijëve të tyre

Mediale Vip

Georgina Rodriguez tregon barkun e rrumbullakosur në plazhin e Dubait, shfaqet e lumtur përkrah Cristiano Ronaldos dhe fëmijëve të tyre

Më: 31 janar 2022 Në ora: 12:04
Georgina Rodriguez, Ronaldo

Të shtunën, modelja 28-vjeçare dhe e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodrigues ndau një fotografi në Instagram që tregonte barkun e saj të rrumbullakosur me bikini ndërsa ishte në një plazh në Dubai.

Në foto, ylli “I Am Georgina” mund të shihet duke u relaksuar me bikini blu të çelët ku shihej së bashku me Ronaldon, 36 vjeç, dhe fëmijët e tyre: binjakët 4-vjeçarë, Eva Maria dhe Mateo, vajza 4-vjeçare Alana Martina dhe djalin 11-vjeçar Cristiano Jr.

“Shumë krenare për familjen time të bukur. Këtu në Dubai ëndrrat bëhen realitet”, ka shkruar Rodriguez në postimin e saj.

Ndërkohë, Ronaldo ka shpërndarë të njëjtën foto në llogarinë e tij përkatëse, ku ka vënë mbishkrimin e fotos në arabisht, shkruan People. 

“Faleminderit Dubai për kohët e mira.Faleminderit Dubai për momentet më të bukura familjare. Dubai është shtëpia ime e dytë…dhe familja ime është mirënjohëse për pritjen e mirë dhe bujarinë e njerëzve tuaj të bukur…me dashurinë time të sinqertë për ju”, ka shkruar futbollisti portugez.

Në tetor, Ronaldo njoftoi se Rodriguez është shtatzënë me binjakë, ndërsa, muajin e kaluar, zbuloi se ai dhe Rodriguez janë në pritje të një djali dhe një vajze në një video të ëmbël me fëmijët e tyre.

Kujtojmë që binjakët e tyre Eva dhe Mateo kanë lindur nëpërmjet një gruaje surrogate.

Ylli i futbollit gjithashtu ndau një foto tjetër të ëmbël me fëmijët në plazh të Dubait. Ai ka pozuar i buzëqeshur me krahët e mbështjellë rreth tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat