Iliri dhe Monika janë dyshja e shtëpisë që ‘ngacmojnë’ shumë njëri tjetrin.
Raporti i tyre po përfolet shumë kohëve të fundit.
Sa më shumë ‘ironizojnë’ njëri tjetrin, prapë kthehen pranë njëri tjetrit.
Së fundi Iliri ka ndryshuar çasje ndaj Monikës dhe e ka filluar ditën me shumë pozitivitet.
Ai i ka dhuruar Monikës një puthje në faqe.
Pas puthjes Iliri u shpreh se dashuria e parë nuk harrohet, duke lënë të kuptohet se ka pasur gjithmonë simpati për Monikën.
Kujtojmë se të premten e 18 shkurtit është finalja e madhe.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.