Sarah Berisha ka realizuar sot një bisedë virtuale me ndjekësit dhe një prej tyre e ka pyetur nëse ka ndonjë plan për fejesë me PM.
“Mos ma merrni për të keq, por këto pyetjet për fejesë/ martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e saj”, ka shkruar ish-banorja e BBV.
Sarah u eliminua pak javë më parë nga spektakli dhe vazhdon ende marrëdhënien e nisur brenda me DJ PM, ndaj edhe kurioziteti i ndjekësve është i madh.
Si gjithë çiftet që marrëdhënien e kanë ndërtuar në sy të publikut edhe Sarah me PM nuk i shpëtojnë dot këtyre sikleteve dhe pyetjeve për fejesë, martesë apo fëmijë.
