Einxhel ka folur me banorët për Dj Dagz dhe deklaratat e saj i kanë bërë të gjithë të komentojnë.
Ajo po fliste për ndjesitë dhe i ka treguar konkurentëve se mashkulli që ka kërkuar gjithë jetën ka qenë i gabuari, pasi Dagz i ka hedhur poshtë çdo imazh që kishte në kokë.
“Gjithë jetën kam kërkuar partnerin e gabuar. Dagz ka karakter të butë, dhe mua ajo më duhet në jetën time. Burrat janë munduar të më bëjnë tua kem nevojën, por nuk ja kanë arritur”, tregoi ajo.
Ndërsa u shpreh e bindur se me të do jetë e lumtur.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.