Aktori i “The Walking Dead”, Moses J Moseley, është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare.
Moseley luajti personazhin Mike, pa krahë dhe pa nofulla, një zombie, në shfaqjen horror.
Kolegu i tij, Jeremy Palko e përshkroi aktorin e ndjerë si "një qenie njerëzore absolutisht e mirë dhe e mrekullueshme".
Të tjerë kolegë, dhe po ashtu llogaria zyrtare e serialit në Twitter, i kushtuan homazhe aktorit.
Roli i parë i Moseley ishte në “Joyful Noise” në 2012-ën, me protagonite Queen Latifah dhe Dolly Parton. Ai vazhdoi të shfaqej në pjesë të “The Hunger Games: Catching Fire”, “Watchmen” dhe filmin e vitit 2016, “Volumes of Blood: Horror Stories”.
Ai botoi gjithashtu një libër me citate dhe slogane frymëzuese.
TMZ raportoi se familja e tij e kishte raportuar të zhdukur javën e kaluar dhe se policia po heton rrethanat e vdekjes së tij.