Me të filluar spektakli i Big Brother VIP, Arbana pyeti banorët se si ka shkuar ky tre ditësh, duke qenë se janë kujdesur për Einxhel Shkirën, banoren e cila theu krahun brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por, pas kësaj, Arbana ka paralajmëruar Donaldin për një lojë që i kishte bërë Beniadës para fillimit të spektaklit.
“Një shaka e pa kripë Donald, kur ti me qese celefoni i mbulon fytyrën Beniadës. Keni kujdes, mos i bëni këto lojëra më”, ka qenë deklarata e Arbanës.
Derisa në anën tjetër Donaldi ka kërkuar falje për këtë lojë dhe tha se nuk e ka bërë me të keq, por sipas tij Beniada e kishte të hapur gojën.