Dagzi thyen heshtjen për sherrin Einxhel Donald, ky është reagimi i tij

Mediale Vip

Dagzi thyen heshtjen për sherrin Einxhel Donald, ky është reagimi i tij

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 09:33
Einxhelit dhe Dj Dagz

Debatet e forta të Einxhelit me Donaldin kanë ngjallur reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë së BBV-së.

Por i vetmi që vendosi të heshtë ishte Dj Dagz, i dashuri i Einxhel dhe njëherit ish banor i BBV-së.

Megjithatë Dagz-i theu heshtjen duke publikuar një imazh të Einxhelit në Instastory.

‘Mezi po pres të të përqafoj’, ka shkruar Dagz-i në imazhin e postuar.

Dagz-i pati bërë bujë me daljen e tij nga shtëpia pasi Donaldi nuk e kishte shpëtuar atë në zingjirin e lojës së nominimeve, por zgjodhi të shpëtoi Tanin.

Donaldi pati sqaruar se këtë zgjedhje e pati bërë sepse nuk donte që Dagz-i të shpëtonte Einxhelin.

Donaldi dhe Dagz-i kanë pasur raporte shumë të mira brenda shtëpisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat