Donaldi dhe Einxhil kanë pasur një debat të ashpër të martën.
Einxhel gjatë debatit akuzonte Donaldin se ai dhe vëllau i tij binjak Romeo e kishin hequr nga puna atë pasi ajo kishte bërë aksident dhe nuk kishte pasur mundësi të shkonte në punë.
Ndërkohë Einxhel gjatë shpjegimit tha se i kishte lajmëruar ata për aksidentin dhe pavarësisht kësaj është larguar nga puna.
Një gjë të tillë e ka mohuar Donaldi.
Pas kësaj ka pasur reagime të ndryshe, ku më pas është publikuar edhe një video ku ajo del në kundërshtim me vetën.
Einxhel tre muaj më parë i kishte shpjeguar historinë Monikës ku edhe kishte thënë se e kanë hequr nga puna pasi ajo kishte bërë aksident por që nuk i kishte lajmëruar ata, madje ajo kishte thënë se nuk kishte arsye pse t’i lajmëronte.
Ndërkohë gjatë spektaklit të së martës, ajo tha se i kishte lajmëruar për aksidentin.
Në këtë mes nuk dihet se kush është duke treguar historinë e vertëtë.