Arjola Demiri dhe Einxhel Shkira kanë biseduar gjatë me njëra-tjetrën, mbrëmjen e kaluar.
Aktorja e njohur ka rrëfyer se gjatë eksperiencës së saj në “Portokalli” nuk e ka parë veten vetëm në kornizat e aktores.
“Kam qenë gjithnjë e përkrahur dhe e mbështetur. Nuk e kam parë asnjëherë veten vetëm si aktore aty. Kam tentuar, kam bërë edhe audicion për ta prezantuar por ishte shumë vonë. Është pak e rrezikshme sepse e di që të bësh prezantim dhe të jesh edhe aktore mund të të konsumohet shumë figura”, tha ajo.
Më tej Arjola rrëfeu edhe se angazhimin në “Portokalli” e zgjodhi pavarësisht shumë ofertave të bëra nga programe dhe televizione të tjera.