Njëri nga policët e Kosovës u suspendua nga puna.
Kjo për faktin se bëri një kritikë drejt deputetëve të Kuvendit për shpenzimet e shumta të karburantëve.
Si shkak i largimit të tij nga puna kishte reagime të shumta.
Edhe këngëtari, Gold AG ka shkruar disa fjalë përmes rrjetit social Facebook duke e kundërshtuar largimin nga puna të policit.
Postimi i plotë i tij:
KUR HEROI SUSPENDOHET
Suspendo policin për status, suspendo tjetrin që i mshon shuplakë një t’çumit peshë, e liroje atë që i mshon shuplakë policit. Ndoshta nuk m’takon me dit ligjin ma mirë se IPK, por një gjë e di sigurtë se ma t’mirë se policia jonë ska në ballkan.Mund të ketë individ që e keqpërdorin detyrën zyrtare, por një status i policit që shpreh një shqetësim nuk do të thotë që duhet të vie deri te suspendimi. Liria e shprehjes është e garantuar me ligj. #meAmirin