Iliri dhe Monika kanë kaluar një pjesë të madhe të mbrëmjes duke biseduar dhe analizuar dinamikat e lojës.
"Mes meje dhe Einxhel kush mendon se ka më shumë mundësi të shkojë në finale?” - e pyeti aktorja Ilirin.
Monika zgjodhi spektaklin e mbrëmshëm të përballej me Beniadën duke ia lënë publikut në dorë të dërgojë njërën prej tyre në finale.
Iliri u shpreh i rezervuar dhe i thotë që është në dorën e fatit.
E dyzuar për këtë zgjedhje Monika deklaroi se u bazua në analizën që ajo dhe Iliri bënë gjatë mbrëmjes, duke treguar se në këtë pikë të lojës shumë zhvillime janë në dorën e fatit.
‘’Njësoj është si me Arjolën, si me Einxhel apo Beniadën. U bazova tek analiza që bëmë dhe nuk kisha shumë kohë për ta menduar. Tani mbetet në dorë të shancit’’,- tha ajo.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.