Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se këngëtari Elton John nuk do të marrë pjesë në festën e tij të Oscars këtë vit.
Një burim ka treguar se Elton është rikthyer në turneun e tij sepse nuk donte të zhgënjente fansat pasi turneu ishte shtyrë më parë për shkak të pandemisë COVID-19.
“Elton është absolutisht i mërzitur që nuk mund të bëjë festën, por ishte krejtësisht jashtë duarve të tij. Kur turneu i tij u riplanifikua, ai e mbajti të lirë datën e parë të Oscars. Por kur ceremonia u zhvendos më pas në datën 37 shkurt, gjithçka ishte vendosur tashmë”, u shpreh burimi.
Megjithatë, bashkëshorti i këngëtari, David, do të organizojë gjithcka në mungesë të tij.Festa vjetore e Oscars e John ka mbledhur dhjetëra miliona për Fondacionin e tij për Sidën.