Beatrix Ramosaj ka dy javë që nuk është më pjesë e Big Brother Vip.
Këngëtarja nuk arriti të përfundojë deri në finale, kështu duke lënë brenda partnerin e saj Donaldin.
Pas daljes nga shtëpia i gjithë fokusi mediatik ka qenë tek Beatrix e cila fillimisht preferoi të qetësohej e të mos merrej me mediat.
Daljen e parë publike ajo e bëri në spektaklin e BBV ku tregoi më shumë tani si shikuese dhe ish banore e formatit shqiptar.
Së fundmi, grimeri kosovar Arbër Bytyqi ka publikuar një fotografi të Beatrixës e cila mori vëmendje me paraqitjen e saj.
Si zakonisht as kësaj radhe Trixa nuk shpëtoi pa treguar gjoksin në dekoltenë e hapur.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/06/auto_Screenshot_1-281644147292.png)