Monika, Beniada dhe Donaldi kanë diskutuar për debatin e këtij të fundit me Einxhel.
Moderatorja e ka akuzuar se aktori i humorit dhe vëllai i tij binjak, Romeo Veshaj e kanë hequr padrejtësisht nga puna dhe se nuk e kanë paguar. Por nga ana tjetër Donaldi pretendon se nuk ishte korrekte në punë.
Beniada është shprehur se ky debat i është dukur si një koalicion kundër tij. Donaldi ia kthen duke thënë se nuk është një koalicion njerëzish po hienash. Monika e këshilloi që të tregohet më i kujdesshëm në fjalët që thotë dhe se të përpiqet ta mbyllë këtë diskutim.
Ajo debatoi gjithashtu me Einxhel për këtë histori duke i thënë se është munduar të lërë një damkë te Donaldi.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.