Trixa po tregon për herë të parë përjetimet brenda shtëpisë në një emision live.
E ftuar në Fan Club sot ka qenë Beatrix Ramosaj e cila ka treguar me detaje eksperiencën e saj brenda Big Brother Vip.
Padyshim ajo nuk kishte si t’iu shpëtonte pyetjeve për lidhjen me Donaldin e cila shkaktoi “uragan” tek publiku që e kritikuan mjaft shumë Trixen.
Ajo u pyet nga gazetarja Dojna Mema se kur kishte nisur lidhjen me Donaldin a e kishte menduar pjesën jashtë dhe habiti me përgjigjen e saj.
“Duke e njohur publikun, duke njohur fansat si ketu dhe jashte ndodh, fanst lidhen me idete e cifteve, sot ka cifte qe jane ndare me vite dhe fansat shpresojne per ribashkimin e tyre, kete gje e kisha menduar, e dija se do kishte njerez se s’do ta pelqenin lidhjen time me Donaldin por se kisha menduar se do merrte permasa kaq te medha, tha Trixa në studion e Fan Club