Këngëtarja Beatrix Ramosaj ishte e ftuar në intervistë për “Fun club”, disa ditë pas eleminimit të saj nga BBV. Ajo foli rreth gjendjes së saj dhe ambientimit mme botën jashtë, fillimet e lidhjes së saj me aktorin Donald Veshaj, reagimin e publikut në lidhje me romacën e saj dhe krijimin e këngës “Faj”. Por me sa duke ajo ka harruar të falendërojë një person që e ka mbështetur.
Menjëherë pas përfundimit të intervistës këngëtarja ka postuar një story në Instgramin e saj ku ka përmendur Fifin, ish-banoren e Big Brother Vip e cila e ka mbështetur.
“Nga emocionet kam harruar të kujtoj Fifin, njeriun që më ka mbështetur me zemër nga jashtë edhe brenda shtëpisë BBV, i vetmi person që akoma shqetësohet për mirëqënien time dhe të familjes time. I love you Fifi”, ka shkruar ajo.
Në intervistë ajo u shpreh se ka kaluar disa faza pas daljes së saj nga Big Brother, dhe se nuk e priste që lidhja e saj me Donaldin do të merrte përmasa kaq të mëdha.