Në këtë edicion të parë të "Big Brother VIP", janë krijuar disa çifte. Banorët që u dashuruan me njëri-tjetrin janë Donaldi me Beatrix, Dj PM me Sarah dhe Dj Dagz me Einxhel.
Familjarët e tyre kanë reaguar herë pas here nëse i mbështesin ata në këtë zgjedhje apo jo. Ditën e djeshme, vëllai i Einxhel ka komentuar raportin e motrës së tij me Dj Dagz, me të cilën ajo krijoi një lidhje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I ftuar në “Shqipëria Live”, ai tha se po priste daljen e Einxhel nga rrugëtimi i saj për të takuar së bashku Dagzin dhe për të folur me të.
Fakti që ai nuk e kishte takuar Dagzin nuk do të thotë se ai nuk i ka marrë informacionet e nevojshme.
Flori Gjini: Tani të pyetën dhe për Dagzin.
Erjona Rusi: Na thuaj pak më shumë se sa the në spektakël.
Flori Gjini: Domethënë ende se ke takuar.
Vëllai i Einxhel: Po pres Einxhelin, të shkoj bashkë me Einxhelin. Shoqëria që njeh Dagzin dhe nga fjalët shumë të mira që ka thënë për Einxhel kemi mendime shumë të mira.
Erjona Rusi: Kur thua kemi, keni si familje apo ti personalisht?
Vëllai i Einxhel: Të gjithë njerëzit e afërt, familja dhe shoqëria.
Erjona Rusi: Domethënë vjehrri edhe vjehrra e ardhshme e pëlqejnë.
Flori Gjini: Tani atë nuk e dimë sepse është fillimi i një historie të bukur.