Me një foto krah bashkëshortes, Valdrin Sahiti ka zgjedhur t’i dedikojë asaj urimin më të ëmbël për ditëlindje.
“Për gruan që e bëri familjen tonë shumë të fortë.
Asnjë përrallë nuk mund të krahasohet me historinë e vërtetë të dashurisë që ne ndajmë, pa dhurata e pa kravata. Ti je e rrallë zemër, të dua”, ka shkruar stilisti krah postimit.
Dyshja janë prindër të dy fëmijëve dhe kanë treguar shpesh emocionet e tyre dhe dashurinë që gëzojnë edhe në rrjetet sociale, njëjtë si në foton e fundit.