Ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News ish-banori i Big Brother VIP Arbër Sulstarova.
Teksa ka komentuar eksperiencën dhe lojën e tij brenda shtëpisë, Arbri ka folur gjithashtu edhe për lojën e banorëve të tjerë.
Ndër të tjera Arbri ka treguar në studio se cili ka qenë titulli më i çuditshëm që ka lexuar nëpër portale pas daljes nga Big Brother VIP. Sipas tij titulli më i çuditshëm ka qenë “Skënderbeu i Shqipërisë” refereuar ish-banorit.
“Titulli më i çuditshëm që kam lexuar nëpër portale ka qenë “Skënderbeu i Shqipërisë”. Pas nominimit është bërë meme edhe tani vijon të bëhet akoma”- tha Arbri në Top News.