Ish banori i Big Brother, Tan Brama do mbahet mend gjatë për qëndrimin që mbajti brenda shtëpisë. Ai u bë i dashur për mjaft fansa.
Gjithashtu ai i habiti të gjithë me profesionin e tij.
I ftuar në një emision, ai zbuloi më shumë lidhur me eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, ‘followersat’ në Instagram që bënë aq shumë bujë, punën e tij si përkthyes i filmave me pullë të kuqe dhe shumë të tjera.
Përkthimi i filmave me pullë të kuqe ngjalli interes në media dhe balerini tregoi se kur nisi kjo punë dhe a do ta përsëriste sërish nëse do t’i ofrohej.
“Në vitin 2004 sa jam kthyer nga Gjermania. Patjetër që do e bëja prapë”, tha ai.
4 milion ndjekësit e balerinit në Instagram padyshim që tërhoqën shumë vëmendjen e njerëzve duke menduar se nuk janë realë. Vetë Tan Brama në fakt zbuloi diçka…
“Kur i kishte 2 milion ndjekës Enca, uau Enca me ndjekës arabë, andej-këndej. Kujdesen dy shokë për Instagramin tim, ma menaxhojnë mirë. (qesh) Unë bëj dhe workshop-e, njoh shumë njerëz”, tha ai.