Dy opinionistët e "Big Brother Albania Vip", Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku, mbrëmjen e sotme u ftuan nga banorët për darkë brenda shtëpisë.
Hyrja e tyre ka sjellë një atmosferë të re në shtëpi dhe banorët duken se po e shijojnë shumë edhe duke i ngacmuar herë pas here.
Në një moment, Arbri nisi t’u tregonte banorëve një ngjarje nga jashtë, që ata nuk e dinë. “Ore, po t’ju them unë juve se Sali Berisha po përpiqet t’i marrë partinë Lul Bashës?” – tha ai.
Por, ishte Donaldi ai që e ndërpreu menjëherë duke thënë se këtë gjë e dinin. “Po jooo, se kjo dihej, nisi si temë para se të hynim ne këtu” – u shpreh aktori.
Kujtojmë se Big Brother Albania VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit, pasi vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe në 18 shkurt.