Tradhëtia bashkëshortore, ose ajo në një marrdhënie, mbetet një nga temat më të diskutuara.
Po a duhet ti tregosh shokut/shoqes se partneri/ja po e tradhton?
Moderatorja e njohur, Fatma Haxhialiu, u shpreh se do t’i tregonte mikeshës së saj. Por jo vetëm kaq, pasi do i bënte edhe foto e video që t’ia vërtetonte shoqes atë çfarë po i tregon.
“Patjetër. Nuk e quaj ndërhyrje. Nëse është një marrëdhënie toksike edhe ky episod është i radhës nuk besoj se do kishte ndonjë diferencë, por nëse kanë një marrëdhënie të shëndetshme, kur shoqja ime po investon dhe nga ana tjetër e shikoj këtë njeriun tjetër po përveçse e kisha telendisur aty ku ishte. Do i bëja foto dhe video aty ku ishte dhe ja kisha çuar. Shoqja ime ta shihte edhe të mos ma thoshte, unë s’do i flisja! Po si ja mban barku more!”, u shpreh Fatma.
Por nga ana tjetër dy moderatoret e tjera të emisionit,’Goca dhe Gra’, Rita dhe Dalina, dukej se kishin kundër kësaj teme. Madje ato renditen edhe arsyetimet e tyre në lidhje se pse ishin kundër atyre që tha Fatma.
“Jam komplet kundra teje Fatma! Ka shumë gra dhe vajza që ju pëlqen ajo lidhje edhe pse e dinë që diçka nuk shkon, por duhet ta gjejnë vetë zgjidhjen!”, tha Rita
Ndërsa Dalina u shpreh: “E di se sa veta nëse shkojnë ja thonë shokut/shoqes për tradhtinë e humbasin shoqen. Mendoj që lidhjet janë shumë personale dhe tradhtia është personale. Ajo ndoshta e di dhe vetë! Nëse personalisht më ndodh kjo histori, njerëzit kanë shumë qejf të ndërhyjnë kur ndodhin këto ngjarje. Nuk dua ta di fare, kam qenë shumë e lumtur duke biseduar anës detit… Më binte telefoni për të më thënë gjëra negative. Mos qofsh kurrë shoqja ime e ngushtë Fatma!”.