Mbrëmjen e djeshme , shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” iu bashkuan dy vizitorë shumë të veçantë.
Dy opinionistët Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari darkuan me banorët e shtëpisë, si rrjedhojë e një propozimi që iu bë banorëve për të bërë vizita me miq e të afërm, në këmbim të uljes së parave nga çmimi i madh.
Teksa darkonin me njëri-tjetrin, diskutuan për çështje dhe situata të ndryshme që kanë ndodhur deri më tani.
Opinionisti Arbër Hajdari kërkonte të dinte arsyen se përse Arjola nuk e hapi kutinë e ‘Pandorës’. Arjola i përgjigjet në këtë mënyrë:
“Kur kanë shkuar, të gjithëve u kam thënë ‘hapeni, hapeni’. Nuk kisha frikë të hapja kutinë e ‘Pandorës’. E kam shumë sinqerisht. Të gjithë analizën që ia kam bërë kutisë së Pandorës dhe njerëzve që e kanë hapur kanë thënë: “Unë? Unë jam egoist. Unë e hap. Unë s’pyes për të tjerët.” Për të gjithë ata që e kanë hapur më është dukur se e kanë marrë një forcë që këtu brenda nuk e kanë pasur për as edhe një arsye. U vonua kaq shumë, unë ia thashë edhe Donaldit. Do çoja Donaldin ose Tanin nëse do ishte në nominim, jua thashë.”
Arjola Demiri nuk e hapi kutinë e ‘Pandorës’ edhe pse oferta për të ishte një udhëtim drejt Parisit me fëmijët e saj.