Modelja Beniada Nishani ka një kandidat për burrë kur të dalë nga shtëpia e BBV dhe ia ka gjetur pikërisht Dajë Pashuku.
Ai tregoi se e ka ‘studiuar’ djalin dhe është nga Shijaku, por do presë konfirmimin e modeles nëse ajo dëshiron që ta njohë apo jo.
“Varet se çfarë do vendosë Beniada. S’kam folur me të, po pranojë ajo. Është djalë afër Shijakut, e kam studiuar, e njoh. Dua që të rrijë në Shqipëri, puna djalit është gjë tjetër, a i puqen zemrat. Do rrijë 2 javë tek daja, se e ka marrë malli shumë për familjarët e saj. U bënë 4 muaj, sikur të jetë në burg. Nuk ia kam treguar gjyshes së Beniadës, do ia bëj surprizë”, tha ai në Shqipëria Live.
Sa i përket banorit të preferuar pas mbesës së tij, ai u përgjigj: “Iliri më duket djalë i zgjuar, të tjerët i hedhin kunja njëri-tjetrin. Njeriu më shumë duhet të ‘blejë’ se sa të flasë. Einxhel e mirë, por s’duhet t’i besojë gjithkujt. Beniada na ka respektuar shumë.”
Modelja ka treguar në Big Brother Vip se është single, ndërsa zbuloi se ka pasur 3 eksperienca të mëparshme. Ajo e ka konsideruar veten si të pafat në dashuri, pasi i afrohen vetëm “psikopatë”.